Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje…
Pas largimeve të Andre Onana dhe Samir Handanovic, Inter është rikthyer në merkato për të gjetur portierin që do të mbajë peshën e sezonit të ardhshëm.
I preferuari i zikaltërve është Yann Sommer, portieri i Bayern Munic.
Zviceriani e dëshiron transferimin në Itali duke qenë se në radhët e bavarezëve do të kalojë në rolin e portierit të dytë, sapo Manuel Neuer të rikthehet nga dëmtimi. Dëshirën e Sommer e pranon edhe trajneri Thomas Tuchel, i cili shprehet se gardiani mendon të largohet, mirëpo nga ana tjetër klubi gjerman duhet të mbrojë interesat e saj.
“E di që ka një dëshirë nga ana e lojtarit për t’u larguar, por në këtë pikë duhet të mbrojmë edhe interesat e klubit. Sommer është një portier i madh dhe është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes falë eksperiencës që ka. Nuk është një moment i lehtë për të, pasi ka një kontratë me Bayernin dhe mund të qëndroj sërish në Munich./SuperSport
Top Channel