Një qytetar, i cili mbeti i plagosur dy vjet më parë, ka bërë rolin e prokurorit dhe ka apeluar lirimin e personit që tentoi ta vrasë.

Si argument për ndryshimin e masës të të dyshuarit, gjykata përdori mes të tjerave faktin që i arrestuari vuante nga migrena.

Alban Qafa, i cili përfaqëson në hetimin penal të dëmtuarin Iliaz Ismailaj, këmbëngul në gjykatën e apelit se autori i dyshuar i konfliktit me armë Adriatik Shabanaj duhet të kthehet në qeli.

Pasi i dëmtuari Ismailaj dorëzoi apelim, pas tij reagoi dhe prokuroria që nuk ishte dakord me vendimin  e gjykatës

Në vendim gjykata shkon se i akuzuari për vrasje me dashje të mbetur  në tentativë duhet të lërë burgun mbasi nuk ka rrezik ikjeje.

“Ka konsideruar migrenën dhe gjendjen e rënduar psikologjike të familjes së të arrestuarit për ta liruar, a thua se këta 4-5 mijë të tjerët që janë në paraburgim i kanë familjarët e lumtur që i kanë fëmijët e tyre nëpër burgje. Ky është rasti i parë unik kur Gjykata e Shkallës së parë del mbi vendimin e Gjykatës së Lartë“- tha avokati Alban Qafa.

Ismailaj u plagos pak kohë pasi i kthye nga Anglia dhe fillimisht deklaroi në polici se ishte vetëplagosur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Edhe I dëmtuari është nën hetim për deklarim të rremë para policisë ndërkohë që çështja është sjellë në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA