Falsifikimi i parave në Gjermani është rritur në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Bundesbank, policia gjermane, shitësit me pakicë dhe bankat tërhoqën nga qarkullimi 26.690 kartëmonedha të falsifikuara midis janarit dhe qershorit të vitit 2023.

Hera e fundit që u regjistrua një numër më i madh falsifikimesh ishte në gjysmën e parë të vitit 2020, kur në qarkullim janë kapur 34.118 kartëmonedha të falsifikuara, raporton deutsche welle.

Falsifikimet më të shumta në këtë periudhë janë me kartëmonedhat 200 dhe 500 euro, të cilat kanë shënuar rritje të dukshme. Ndërsa dëmi i shkaktuar prej 2.9 milionë eurosh në pjesën e parë të këtij viti e ka tejkaluar vlerën e të gjithë vitit të kaluar që ishte 2.7 milionë euro, njoftoi Bundesbank. Ndërkohë kartëmonedha 50 euro vijon të mbetet më e falsifikuara, dhe përbën 40% të të gjitha falsifikimeve të parave në Gjermani.

Ndërsa 20 për qind të falsifikimeve në gjysmën e parë të vitit ishin kartëmonedha 20 euro. Sipas ekspertëve, cilësia e kartëmonedhave 200 dhe 500 euro nuk është aq e mirë pasi ato ngjajnë me faturat e thjeshta “Movie Money” ose “Prop copy” që mund të gjenden në internet si para për lojëra ose rekuizita filmash. Sipas policisë, në disa raste me kartëmonedha të tilla janë paguar bizhuteri, flori, ora luksoze dhe makina të shtrenjta.

Bundesbank rekomandon kontrollimin e kartëmonedhave me qëllim që bizneset por dhe qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA