Partizani dominon lojën gjatë pjesës së parë me Atletic Club D’Escaldes në “Air Albana”, por rastet e shumta të krijuara janë reflektuar me vetëm dy gola të shënuar nga Tedi Cara.
Në fakt, të kuqtë e nisën shumë keq ndeshjen, me një gafë në mbrojtje, por sulmues mik nuk pati saktësinë për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e katërt.
Më pas erdhën mundësitë e shumta për shënim të Partizanin. Mba në të gjashtë minutë dhe në të dhjetën u ndal nga portieri Garsia.
Në minutën e 28-të erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit nga Cara, i cili shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portierin pas goditjes së Mba.
Murataj humbi një rast të pastër, duke finalizuar keq në përmbyllje ne një kundërsulmi të shpejtë. Tedi Cara realizoi golin e dytë në fundin e fraksionit hapës, duke shmangur disa lojtarë në vijën e 16 metrave. Duhet theksuar se të kuqtë shfaqën disa pasiguri, që për fatin e tyre të mirë nuk u shfrytëzuan nga kundërshtari./Supersport
Top Channel