Balla takon oficerët e Gardës së Republikës, kërkon respektimin e Ligjit dhe Kodit të Etikës

01/08/2023 09:33

Ministri i Brendshëm Taulant Balla takoi këtë mëngjes oficerët e Gardës së Republikës dhe vuri theksin te respektimi i Ligjit dhe Kodit të Etikës.

Balla u premtoi oficerëve se do të bëjë gjithçka për të garantuar trajtim financiar më të mirë për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës.

“Edhe pse sot jam këtu për të adresuar një problematikë të një fenomeni, që nuk duhet të ndodhë më kurrë me asnjë punonjës të Gardës së Republikës, lidhur me një rast të bërë publik së fundi, ku natyrshëm veprimi ynë ishte i menjëhershëm, dhe ky veprim do të jetë i menjëhershëm në të gjitha rastet kur një anëtar i kësaj Garde të nderuar Republike, do të shkelë normat etike të funksionimit, të të qenit dhe të të pasurit nderit për të qenë anëtar i Gardës së Republikës”.

Balla foli për rëndësinë e rritjes së mbështetjes për Gardën e Republikës.

“Dua ta them për secilin prej jush që të jesh anëtar i Gardës së Republikës është një nder. Dhe në fakt ndër vite Garda e Republikës, sikurse e tha edhe Komandanti, ka pasur edhe ka suksese në ruajtjen e personaliteteve, por edhe në organizimin e mjaft takimeve të rëndësishme ndërkombëtare sikurse patëm vjet samitin, edhe sikur do të kemi në 16 tetor përsëri samitin e Procesit të Berlinit, një aktivitet i rëndësishëm, ku për mbarëvajtjen e tij, përgjegjësinë më të madhe e ka Garda e Republikës. Por, megjithatë, ajo që për mua ka shumë rëndësi është që ne duhet të vazhdojmë të rrisim mbështetjen për Gardën e Republikës, qoftë në infrastrukturë, qoftë në teknologji”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA