Javë vendimtare për Lukakun/ Chelsea refuzon huazimin, Giuntoli ‘luftë me kohën’

31/07/2023 17:22

Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e Romelu Lukakut, që kërkohet me ngulm nga Juventusi, megjithatë bardhezinjtë kanë disa pengesa të rëndësishme për të kaluar para se të arrijnë te sulmuesi belg.

E para lidhet me organikën, pasi në grup janë tashmë tre sulmues si Milik, Moise Kean dhe Dusan Vlahovic, teksa pikërisht serbi duhet shitur për t’u siguruar paratë, por edhe për t’u liruar vendi në grup për Lukakun.

Nga ana tjetër, Giuntoli duhet të luftojë me kohën, pasi vetë Lukaku dhe Chelsea kanë vënë një afat deri të dielën e ardhshme për të mbyllur transferimin dhe në të kundërt, do të shohin pista të tjera.

Ndërkohë, mediat angleze raportojnë se drejtuesit e Chelsea-t kanë refuzuar përfundimisht ofertën e Juventusit për ta marrë Lukakun në huazim me detyrim blerjeje, duke këmbëngulur në shitjen e menjëhershme për 40 milionë euro, aq sa janë gati të paguajnë klubet arabe.

Edhe vetë sulmuesi belg, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, është shfaqur pesimist për një transferim të mundshëm te Juventusi, teksa gjasat janë që të pranojë ofertën shumëmilionëshe që vjen nga Arabia Saudite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA