Në miqësoren mes Manchester United dhe Borussia Dortmund të fituar nga gjermanët me shifrat 2-3, spikati një episod mes Harry Maguire dhe Andre Onanas.
Portieri i sapoardhur nga Interi, i ulëriti mbrojtësit për një pasim të gabuar që rrezikoi skuadrën e “Djajve të Kuq” të ndëshkohej nga gjermanët.
Së fundmi, në krah të mbrojtësit del ish-lojtari i Aston Villas, Gabby Agbonlahor. 36-vjeçari shprehet se Maguire nuk bëri asnjë gabim dhe shtoi se Onana nuk do të kishte guximin që t’i bërtiste ndonjë lojtari tjetër si përshembull Lisandro Martinez.
“Para së gjithash dua të theksoj se Maguire nuk bëri asnjë gabim. I pasoi topin një mesfushori dhe ai më pas e humbi atë. Më duket se Onana i ulëriti Maguire sepse ai është një nga ata që nuk reagon, dyshoj se portieri do të kishte pasur të njëjtin reagim me Lisandro Martinez apo Marcus Rashford.
Do ta kuptoja atë reagim nga Onana nëse do të bëhej fjalë për një gafë të vërtetë nga Maguire dhe që do t’i kushtonte një gol skuadrës. Por, në këë rast mendoj se Onana kërkon të tregoj veten, edhe pse më duhet të theksoj se nëse e sheh ndeshjen me vëmendje, portieri ka gabuar vetë në shumë raste”, u shpreh Agbonlahor.
Top Channel