“Doja një tjetër mbyllje”, Mane: Ndjehem keq që largohem në këtë formë nga Bayern

31/07/2023 22:45

Sadio Mane tashmë mund të konsiderohet si ish-futbollist i Bayern Munich, duke qenë se zgjodhi të kalonte në Arabinë Saudite te skuadra e Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.

Në vigjilje të aventurës së re, ka vend edhe për keqardhje tek senegalezi i cili në një prononcim për Sky Deutschlandm shprehet se dëshironte një tjetër fund për kapitullin e tij me Bayern Munich.

“Ndjehem keq që po largohem në këtë formë nga Bayern. Do të dëshiroja shumë që të kisha një tjetër fund me këtë klub, e di që mund ta kisha ndihmuar shumë skuadrën në sezonin e ri. Prisja një nga ato sezone ku të tregoja të gjithë vlerat e mia, por tani ka ardhur fundi. I uroj klubit dhe tifozëve të Bayern më të mirat”, u shpreh Mane.

Aventura e sulmuesit me Bayern zgjati për vetëm një sezon, teksa ish-lojtari i Liverpool nuk mundi të shfaqte versionin e tij më të mirë në Allianz Arena, madje ishte një të shenjëstruarit si fajtorë për sezonin e dobët të bavarezëve./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA