26/11 20:56
Ministri i Brendshëm ka vizituar Kapshticën dhe Kakavijën gjatë 24 orëve për inspektimin e punës në pikat kufitare me Greqinë.
Teksa ka kaluar në greke të kufirit, Taulant Balla u ka dhënë oficereve greke të njëjtën porosi si palës shqiptare.
“Punoni më shpejt dhe mos krijoni radhë“-i tha Balla palës greke.
Dje Balla vizitoi Pikën Kufitare të Kapshticës, nga ku deklaroi se do të punohet me sportele shtesë për të evituar radhët në kufi. Ai bisedoi me policët, të cilët po përballen me një fluks të shtuar, teksa jemi në kulmin e sezonit veror.Në Pikën e Kalimit Kufitare të Kapshticë në 7 muaj kanë kaluar rreth 920 mijë persona. Në 7 rast janë goditur tentativa për trafikim të narkotikëve.
Top Channel