Foto Ilustruese

Një i mitur 10-vjeçar është përplasur mbrëmjen e kësaj të hëne nga një makinë në Kuçovë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Lapidari”, ku një mjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka përplasur të miturin.

I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor  ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Një aksident ndodhi pak më parë në Vlorë, ku një shtetas italian rreth 62 vjeç është gjendur i pa jetë i shtrirë në rrugë në afërsi të fshatit Kotë në zonën e quajtur Qafa e Dushkut. Sipas kalimtarëve, personi i identifikuar me inicialet G.F., ka bërë aksident dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA