Verstappen nuk fal në pistë, triumfon edhe në Belgjikë! Leclerc lë jashtë podiumit Hamilton

30/07/2023 16:37

Nisej nga vendi i gjashtë, por RedBull-in e Max Verstappen nuk mundi ta pengoj askush drejt triumfit të 10-të sezonal nga 12 gara të zhvilluara në total.

Edhe në Çmimin e Madh të Belgjikës, në pistën e SPA-Francorchamps, ishte holandezi ai që dominoi teksa iu deshën vetëm 17 xhiro për të marrë kryesimin nga shoku i skuadrës Sergio Perez. Një pozicion të cilin dy herë Kampioni i Botës nuk e lëshhoi dhe nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim duke shkuar i qetë në pushimet verore.

Nga ana tjetër, Sergio Perez e mbylli në vendin e dytë ndërsa Charles Leclerc e përfundoi garën në vendin e tretë. Piloti i Ferrarit pavarësisht se u nis nga “Pole Position” e humbi kryesimin e garës brenda xhiros së parë pas sulmit të Perez. Megjithatë, monegasku ia doli të ngjitej në podium edhe pse në shkallën e fundit të tij, teksa la në vend të katërt Lewis Hamilton. Sa i takon Carlos Sainz, spanjolli u detyrua të tërhiqej në xhiron e 23-të teksa pati një problem që në start kur Ferrari i tij pësoi një të çarë pas kontaktit me Oscar Piastri. Edhe kanadezi e mbylli garën para kohe.

Ndërkohë, në zonën e pikëve ia dolën të renditeshin Fernando Alonso në vendin e pestë, Russell në vendin e gjashtë, Norris në vendin e shtatë, Ocon në vendin e tetë, Stroll dhe Tsunoda respektivisht në vendin e nëntë dhe dhjetë.

Kujtojmë se Formula 1 në këtë periudhë “merr” pushimet e verës dhe rikthehet vetëm në fundin e muajit gusht me CCmimin e Madh të Holandës, shtëpinë e Max Verstappen. SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA