Shkëlqen në debutim, Kim: Bayerni ëndërr, ky lojtar po më ndihmon shumë

30/07/2023 12:30

Pasi shiti Lucas Hernandez te PSG-ja, Bayern Munchen siguroi shërbimet e Kim Min-jae, duke paguar 50 mln euro në arkat e Napolit.

Qendërmbrojtësi nga Koreja e Jugut, firmosi një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë.

Bayerni është ëndrra e çdo futbollisti”, deklaroi 26-vjeçari, i cili debutoi me skuadrën e re gjatë ditës së shtunë.

Në miqësoren përballë japonezëve të Kawasaki Frontale, sfidë që djemtë e Thomas Tuchel e fituan 1-0 (Stanisic).

Kim e nisi si titullar duke formuar qendrën e prapavijës me Pavard. Dhe në fund u vlerësua me notën 7.4, si askush tjetër te Bayerni.

Gjithmonë jam përpjekur të luaj thjeshtë, por kam bërë edhe disa gabime. Kam ardhur në një ekip të ri, taktikat janë ndryshe këtu.

Kam pak kohë që jam pjesë e Bayernit. Po mundohem të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur, po përpiqem edhe të njoh shokët e skuadrës sa më mirë.

Cili po më ndihmon më shumë? De Ligt. Bisedojmë shumë me njëri-tjetrin. Po përmirësohemi dhe po rritemi së bashku. Ndihem mirë, edhe pse nuk është lehtë.

Pasi nuk jam në formën time maksimale. Por po punoj fort në këtë aspekt”, u shpreh “muri” aziatik, i cili fitoi Serie A me Napolin edicionin e kaluar./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA