Zyrtare/ “Klubi më i mirë në botë”, City rinovon me një titullar

29/07/2023 12:07

Rinovim i rëndësishëm te Manchester City. Kampionët e Anglisë dhe Europës, kanë zgjatur bashkëpunimin me Nathan Ake.

Mbrojtësi holandez ka firmosur kontratën e re, që do e mbajë pjesë të skuadrës së Pep Guardiolës deri në verën e vitit 2027.

28-vjeçari luan me Manchester City prej gushtit të vitit 2020. Kur u ble nga Bournemouthi për 45 milionë euro.

Ake është pjesë edhe e kombëtares holandeze, duke numëruar deri tani 37 ndeshje dhe 5 gola me tulipanët.

Gjatë aventurës në Etihad, lojtari i prapavijës ka fituar gjashtë trofe, mes tyre 3 herë Premier League dhe Championsin në edicionin e fundit.

Ky është klubi më i mirë në botë, nuk kam asnjë dyshim në lidhje me këtë. Të qenit lojtar i Manchester City më bën çdo ditë jashtëzakonisht krenar.

Jemi një skuadër që kërkojmë përsosmërinë. Këtu ekziston mjedisi perfekt për t’u përmirësuar. Kjo më shtyn përpara për t’u bërë futbollist më i mirë.

Jam në një fazë të karrierës sime ku dua të vazhdoj të rritem e përmirësohem, dhe patjetër që mund ta bëj këtë këtu”, u shpreh Ake pas firmës mbi kontratën e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA