Deri në orën 15:00 pjesëmarrja e demokratëve për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së ka qenë 44%.
Lajmin e ka bërë me dije përfaqësuesi ligjor e Zgjedhor i Partisë Demokratike, Indirit Sefa. Ai tha se procesi po vijon normalisht deh se ata që nuk kanë pasur emrin në listë, kanë votuar përmes kartës së anëtarësisë dhe emri ka kaluar në një listë të posaçme.
“Në cilësinë e sekretarit të Komisioni Zgjedhor për Partinë Demokratike, ju referoj shifrën e marrë nga komisionet e votimit, numri i votuesve deri në orën 14:00 ka qenë 11600 votues që përkon me 44% të anëtarëve të PD në atë moment. Procesi është zhvilluar normalisht, demokratët kanë votuar në mënyrë të rregullt e shumë të qytetëruar. U shprehim falënderimet për gjithë punën e kryer.
Në bazë të vendimit të Kryesisë të PD dhe të rregullores kemi përcaktuar edhe ata që se kanë emrin në listat e përgatitura. Këta anëtarë paraqisnin komisionit kartën e anëtarësisë dhe kalohet në një listë të posaçme. Pjesëmarrja është brenda pritshmërive duke pasur parasysh periudhën kur zhvillohen këto zgjedhje.”- tha Sefa.
Top Channel