Zgjedhjet në PD, Basha voton në njësinë 8: Demokratët po përballen me pjesëmarrje të sprovuar

29/07/2023 11:05

Basha:Basha: Shpreh mirënjohjen për mijëra demokratike që iu janë drejtuar kutive të votimit në këtë ditë me domethënie të veçantë dhe për nga rrethanat unike për PD-në. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush. Sepse ata mijëra demokratët që sot i drejtohen kutive të votimit kanë përballuar sulme nga më të padenjat e më të pamerituarat, padrejtësi të mëdha. Por ata vazhdojnë të qëndrojnë jo për veten e tyre, jo për fatet e tyre personale por për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë në këtë familje politike në shërbim të shqiptarëve. Kjo dalje masive, që në mëngjes kam marrë mesazhe të pjesëmarrjes së demokratëve në këtë proces të sfiduar, të sprovuar por të vendosur që përmes votës së tyre sot të rinisin një ringritje të PD0së, jo vetëm për demokratët por me dhembshuri për çdo shqiptar, me shpresë tek Shqipëria e besim tek Zoti.

Partia Demokratike sot mban zgjedhjet për kreun e ri, ku Lulzim Basha kandidon përballë Gjergj Hanit. Procesi i votimit ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00 të mbrëmjes.

25 mijë anëtarët që pritet të votojnë në 71 qendrat e votimit duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Top Channel