Max Verstappen triumfoi në garën Sprint të zhvilluar në Belgjikë në pistën e SPA-Francorchamps.

Moti i keq dhe me shi bëri që të kishte shumë konfuzion në fillimin e garës teksa makinat startuan nën regjimin e makinës së sigurisë. Më pas kur gara nisi në ritmin normal një aksident i Fernando Alonsos në xhiron e tretë bëri që makina e sigurisë të rikthehej në pistë.

Për t’u rikthyer te gara, Verstappen e rrezikoi vetëm në një moment triumfin, kur u parakalua nga Piastri, megjithatë holandezi rikuperoi shpejt dhe fitoi tetë pikët e radhës. Nga ana tjetër, Piastri e mbylli në vendin e dytë ndërsa në podium mundi të ngjitej edhe Gasly.

Sakaq, Lewis Hamilton përfundoi në vendin e shtatë u penalizua me pesë sekonda pas kontaktit me Sergio Perez i cili nuk arrita ta mbyllte garën. Ndërkohë, në vendin e katërt u rendit Carlos Sainz i ndjekur nga Charles Leclerc ndërsa vendi i gjashtë për Lando Norris teksa dy vendet e fundit që sigurojnë pikë. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA