Mijëra njerëz shumica gra, marshuan sot në qytetin indian të Imphal, duke kërkuar zgjidhjen e krizës etnike së Manipur.
Të paktën 125 njerëz janë vrarë në shtetin verilindor që prej majit, në përplasjet e armatosura mes shumicës Hindu dhe kristianëve Kuki.
Shumë në Manipur besojnë se numri viktimave është më i lartë, teksa sulmet janë shoqëruar me sulme seksuale .
Punimet e parlamentit të Indisë u ndërprenë për të dytën ditë radhazi teksa grupe të grave planifikuan protesta në të gjithë vendin pas një rasti të rëndë sulmi seksual mes krizës etnike në Manipur.
Përplasjet e kishin origjinën në shtetin fqinjë të Myanmar kur grupi tribal Kuki u përplas me grupin Meitei të shumicës hindu, për ndarjen e burimeve ekonomike të caktuara për zonat tribale.
Trazirat fillimisht u shuan pas dërgimit të mijëra forcave ushtarake e para-ushtarake nga qeveria e Delhi në rajonin me mbi 3 milionë njerëz.
Por dhuna sporadike nisi pak më vonë dhe tensionet kanë mbetur të larta pas publikimit të videove të dhunës në rrjet.
Fiset Kuki e Naga janë nga grupet etnike më të paavantazhuara në Indi, sidomos ndaj shumicës hindu Meitei.
Top Channel