Mbappe ‘merr në qafë’ edhe Marquinhos, kapiteni nxirret në shitje

29/07/2023 10:39

Çështja Mbappe vijon të trazojë ambientin te Paris Saint Germain, që ia ka bërë të qartë yllit francez se nuk do të grumbullohet me ekipin nëse nuk rinovon më parë kontratën.

Për më tepër, presidenti Al Khelaifi pati paralajmëruar të gjithë drejtuesit e klubit dhe futbollistët të mos flasin për asnjë moment për sulmuesin francez.

Por heshtjen e theu braziliani Marquinhos, i cili nga grumbullimi në Japoni, tha se shpreson që çështja të zgjidhet dhe Mbappe të ndihmojë skuadrën e PSG-së në fushën e blertë.

Megjithatë delaratat e brazilianit kanë tërbuar presidentin e kryeqytetasve, që e ka telefonuar menjëherë për t’i shfaqur të gjithë zhgënjimin.

Mediat franceze raportojnë se marrëdhëniet mes palëve janë krisur dhe nuk përjashtohet mundësia që Marquinhos të nxirret në shitje, si ndëshkim që theu heshtjen e vendosur nga klubi.

Ndërkohë Mbappe vijon të stërvitet i diferencuar në Paris, në pritje që Reali i Madridit ose derisa ndonjë klub tjetër prestigjoz të bëjë një ofertë joshëse për PSG-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA