“Liverpooli, më pas një vit pushim! S’do më shihni gjithmonë në stol”

29/07/2023 15:41

Jurgen Klopp është entuziast për sezonin e ri. Gjermani dhe djemtë e tij duan të rikthejnë Liverpoolin te fitimi i trofeve. Ndërkohë që drejtuesit kanë përforcuar skuadrën me emra si MacAllister apo Szoboszlai.

Trajneri ka edhe tri vite kontratë me The Reds, teksa do të nisë sezonin e nëntë në “Anfield”. Akordin me Liverpoolin do e respektojë. Më pas një vit pushim.

Ndërkohë që 56-vjeçari nga Stuttgarti thekson se pleqërinë nuk do e kalojë në pankinë. Por do e shijojë në maksimum. Duke udhëtuar dhe shijuar ndeshje futbolli si futboll.

Kam një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026. Dhe dua ta respektoj. Më pas do të marr një vit pushim. Mund të jetë fundi i karrierës si trajner, por varet si do të ndihem pas vitit pushim.

Kështu që e lë derën e hapur… Do të më pëlqente të udhëtoja shumë, jo të rrija në një karrige me rrota apo të ecja me një bastun me vete.

Mund të shikoj ndeshje futbolli kudo që të jem. Kjo është arsyeja pse nuk do të më shihni gjithmonë në rolin e trajnerit”, u shpreh gjermani, prej vitesh një nga trajnerët më të mirë në qarkullim.

Gjatë eksperiencës në “Anfield”, Klopp fitoi Champions League, ndërkohë që i dhuroi titullin kampion Liverpoolit, trofe që klubit i mungonte prej 30 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA