Bashkëshortja modele e Kevin Costner, Christine Baumgartner ka dalë sot nga shtëpia gjigante e çiftit në bregdetin e Santa Barbara, për t’u vendosur në një shtëpizë në anën tjetër të rrugës, disa ditë para se të skadonte afati i vendosur nga gjykata.
Gruaja 49 vjeçare në proces divorci kishte thirrur kamionët e zhvendosjeve që merrnin sendet e saj nga mega-vila e aktorit në Kaliforni, për t’i dërguar në shtëpizën e saj të re disa dhjetra metra më larg, në tokën që sërish zotërohet nga aktori i njohur 68 vjeçar.
Kamionët e mallrave shiheshin sot të parkuar jashtë shtëpisë duke marrë zotërimet personale të ish-modeles nga kompleksi bregdetar.
Baumgartner — ka nisur procedimet e divorcit nga aktori i “Vallëzo me ujqërit” në maj dhe është ankuar si për pjesën e pasurisë së ndarjes, dhe për gjetjen e një vendbanimi të ri në zonë. Gjykata e urdhëroi të largohej nga banesa $145 milionëshe në fund të muajit që shkoi.
Megjithatë shtëpia e re përfshin një çati të bukur jeshile dhe një kopsht të madh rrethues, teksa një rrugë dheu aty pranë çon drejt një serie konteinerësh të bardhë që nuk dihet se për çarë shërbejnë.
Procedimet e divorcit raportohet se kanë qenë relativisht miqësore, sipas një kontrate paramartesore që çifti kishin pasur për shtëpinë e Costner.
Në një prej rasteve Christine ankohej se aktori i njohur po përpiqej t’i linte “të pastrehë” atë dhe fëmijët e tyre.
Kevin ishte parë një ditë më parë me tre fëmijët e çiftit në Aspen, Colorado teksa Christine duket se ka qenë më e përfshirë në ndarjen e tyre, muajt e fundit.
Costner besohet se i ka paguar gruas në ndarje $1.5milionë për të gjetur një shtëpi të re, por ajo është ankuar se me çmimet në rritje nuk mund të gjejë diçka sipas luksit që ajo e fëmijët janë mësuar të kenë.
Baumgartner raportohet se nuk i ka prekur paratë e depozituara pasi sipas saj kjo i humb vlerën kontestimeve të saj të kontratës para-martesore mes të dyve.
Në dokumente, të ardhurat e Costner në vitin 2022 listoheshin si $195.1 milionë, ndërsa shpenzimet e familjes llogariteshin në $6.6 milionë.
Të ardhurat neto të familjes pas reduktimeve e taksave llogariteshin në dokumente në $7.5 milionë, çka u lejonte udhëtime të rregullta në Karaibe, Hawaii, e Aspen, të shoqëruar nga shërbëtorë, e madje duke pritur dhe miq të tjerë.
Costner ka thënë se sipas marrëveshjes do të vijojë të paguajë pensionin e fëmijëve $30 000 në muaj dhe t’i japë gruas një paradhënie prej 10 000 dollarë për kostot e jetesës.
Ai shton në dokumente se është pronari vetëm i tre shtëpive të familjes dhe sipas kontratës para-martesore të nënshkruar në 2004, Baumgartner duhet të ishte larguar me zotërimet e saj në rast divorci.
Top Channel