Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në fshatin Rufc në Lipjan të Kosovës.

Burri ka vrarë gruan, djalin dhe më pas veten, ndërsa viktimat janë gjetur pa jetë rreth orës 16:30.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur  trupat e pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen“, sipas policisë.

Nuk dihen ende arsyet që kanë sjellë aktin e rëndë me pasojë tri viktima në familjen Bekteshi.

 

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel