Shqipëria dhe SHBA shënojnë 101-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Ndërsa William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në 1991.

Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu

Zyrtari i parë i lartë i SHBA-së që vizitonte Shqipërinë, ishte Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker i cili erdhi në Tiranë më 21 qershor 1991, 3 muaj pas rivendosjes së marrëdhënieve. Ndërsa presidenti i parë i SHBA-së që vizitoi Shqipërinë ishte Presidenti George W. Bush më 10 qershor 2007.

Ndërkaq, vitin e kaluar, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri janë zhvilluar disa aktivitete të ndryshme, ku është theksuar partneriteti i ngushtë mes dy vendeve dhe se SHBA mbetet një nga aleatët strategjik të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA