Skema e mashtrimit me TVSH në Gjirokastër, 2 në pranga dhe 3 italianë në kërkim/ Sekuestrohen tre llogari bankare

28/07/2023 09:15
Foto Ilustruese

Dy shqiptarë janë vënë në pranga dhe tre shtetas italianë janë shpallur në kërkim, të akuzuar për krijimin e skemave të mashtrimit, me qëllim krijimin e skemave të mashtrimit për përftimit nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së.

Policia ka ekzekutuar masën “Arrest në burg”, për shtetasit I.Q, 45 vjeç dhe E.B, 48 vjeç, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit italianë A.Dio, S.Castorina dhe S.Cascino  Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Dhënia e informacioneve të rreme”.

Nga hetimet ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës është bërë sekuestrimi i 3 llogarive bankare me shumat 1 milion e 300 000 euro dhe 13 milionë lekë të rinj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet italiane, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA