Shpërndanin drogë në Durrës, arrestohet një 39-vjeçar dhe tjetër nën hetim

28/07/2023 14:46

Një 39-vjeçar është arrestuar dhe një 17-vjeçar tjetër po procedohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se shpërndanin drogë në qytetin e Durrësit.

Ata janë ndaluar nga policia në zonën e quajtur “Pranvera” dhe gjatë kontrollit fizik drejtuesit të automjetit M.K 39 vjeç dhe pasagjerit A.J 19 vjeç, iu gjetën doza kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Gjithashtu po në Durrës, është arrestuar një shtetas kosovar 36-vjeçar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura 16-vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA