Shefi i kuzhinës së familjes Obama gjendet i mbytur në liqenin pranë shtëpisë së ish-presidentit (fotot)

28/07/2023 17:07

Burri i gjetur i mbytur tre ditë më parë në një liqen të vogël brenda pronës së familjes ish-presidenciale Obama është identifikuar së fundmi si shefi personal i kuzhinës së familjes.

Autoritetet konfirmonin se trupi i 45-vjeçarit Tafari Campbell u gjet në mënyrë misterioze në thellësinë 2.5 metra rreth 30 metra larg bregut të pronës së familjes Obama, në liqenin Edgartown Great Pond.

Campbell më parë kishte punuar si zv. shef kuzhine në Shtëpinë e Bardhë kur Barack Obama ishte në post, dhe më pas u punësua si shef personal kuzhine pas fundit të mandatit.

Shërbimet e emergjencës u dërguan në pronën 15 hektarëshe të ish-presidentit pas raportimit të një mbytjeje të mundshme, teksa me ndërhyrje specialiste trupi u rekuperua vetëm mëngjesin e ardhshëm.

Policia tha se familja Obama nuk ishin në shtëpi në kohën e incidentit.

“Të gjithë e njihnin Tafari, gruan e tij Sherise dhe djemtë e tyre Xavier e Savin — të gjithë mbajmë zi për humbjen e këtij njeriu të mrekullueshëm,” thuhej në një deklaratë të Obama.

Ende nuk janë dhënë detaje të mundshme të vdekjes por policia tha se dikush tjetër kishte qenë në liqen në kohën e ngjarjes duke notuar me nje bord të vogël surfi, dhe kishte parë Campbell që përpërlitej në ujë dhe më pas duke u zhytur pa dalë më.

Kur punonte në Shtëpinë e Bardhë, Campbell njihej për një birrë që distilonte nga mjalti i bletëve te kopshtit të Michelle Obama, sipas rrjetit Chicago Sun-Times.

Hetimet e mbytjes misterioze vijojnë.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA