Mijëra izraelitë u rikthyen në rrugët e Tel Avivit, për të protestuar kundër votimit të disa ndryshimeve kyçe në gjyqësor nga Parlamenti i vendit, të cilat e kanë ndarë vendin dhe kanë nxitur kritika nga aleatët e huaj.
Protestuesit valëvitën flamuj dhe brohoritën njëzëri për demokraci, rteksa nuk munguan përplasjet me policinë dhe dhjetëra arrestime.
Policia përdori presionin e ujit për të shpërndarë demostruesit, të cilët ishin të pranishëm deri në orët e vona të natës.
Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe aleatët e koalicionit të tij kaluan projektligjin me ndryshime kontroverse në Parlament, i cili hap rrugën për një qeveri më autoritare.
Ky projektligj e kufizon të drejtën për të rrëzuar vendimet e Qeverisë, të cilat gjykatësit i cilësojnë si jokushtetuese.
Koalicioni qeveritar i Netanyahut, i cili përbëhet nga partia e ekstremit të djathtë dhe ajo ultra-ortodoks dhe hebre, argumenton se ndryshimet e propozuara nevojiten për të siguruar pushtet më të baraspeshuar mes zyrtarëve të zgjedhur dhe gjykatave.
Kritikët e akuzojnë liderin izraelit, i cili është në gjykim nën akuzat për korrupsion, se po përpiqet t’i përdorë reformat për t’i parandaluar gjykimet e mundshme ndaj tij.
Top Channel