Resorte me energji të vjedhur/ Zbulohen lidhjet e paligjshme në dy hotele në Shëngjin, një tjetër në Golem
28/07/2023 12:44
Dy hotele në Shëngjin dhe një tjetër në Golem, përdornin lidhje të paligjshme të energjisë gjatë aktivitetit të përditshëm.
Strukturat e OSSH Shkodër kanë zbuluar natën e kaluar dhe kanë proceduar në polici dy subjekte me aktivitet “hotel resort” në qendër të Shëngjinit, të cilat vidhnin energji elektrike duke u lidhur jashtë sistemit të matjes.
Vjedhje e energjisë elektrike me ndërhyrje në matës u zbulua dhe në një subjekt hotel në plazhin e Golemit, pranë Durrësit. Menjëherë, pas konstatimit të abuzimit, u njoftuan strukturat e posaçme ligjzbatuese, duke proceduar rastin për veprime të mëtejshme.
Top Channel