Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Teksa inauguronte sot një impjant që supozohet të ndihmojë të burgosurit në tranzicionin drejt integrimit në shoqëri, ministri francez i drejtësisë Eric Dupond-Moretti refuzonte të fliste për gjyqin e pritur të konflikt të jashtëligjshëm interesit.
Ministri do të gjykohet nga një trup special për dy çështje të shkeljes së rregullave në karrierën e tij juridike, tha dje një zëdhënës i gjykatës.
Dupond-Moretti ka qenë një avokat i njohur kriminal para se Macron a bënte ministër, teksa akuzohet se ka përdorur pozitën e tij kundër rivalëve personalë brenda gjyqësorit.
“Jua them unë atë për të cilën sistemi i drejtësisë ka nevojë më shumë: ashtu si policia, dhe ai ka nevojë për respekt e pavarësi, që të lejohet të punojë”.
“Unë e kam thënë më parë se drejtësia nuk del në rrugë dhe as në televizion, kur nuk je i lumtur me një vendim përdor procedurat e lejuara nga Kodi Kriminal”, i tha ai gazetarëve, duke refuzuar pyetjet për gjyqin.
“Ky impjant është ndërtuar për të shmangur ato që njihen si ‘lirimet e thata’. Ka të bëjë me të burgosur që u kanë mbetur më pak se 2 vjet nga dënimi dhe studimet tregojnë se nëse nuk marrin ndihmën e caktuar ata do të kryejnë përsëri krime”.
“Natyrisht që qëllimi është të dënojmë dhe unë e pranoj këtë, por është gjithashtu riintegrimi”, shtoi ai.
Top Channel