Megaoperacioni me 15 arreste, SPAK zbardh 6 vrasje të bujshme/ Si u fundos biznesmeni Gjoka dhe prokurori i Kukësit

28/07/2023 12:45

Një vrasje dhe 5 të tjera të mbetura në tentativë ka zbardhur Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Eurojust si dhe partnerët europianë, pasi iu vunë nga pas për 7 muaj një grupi kriminal të përbërë nga, vrasës, biznesmenë dhe përfaqësues të shtetit.

Filli që i bëri bashkë personazhe të botës së krimit, prokuror, ish-oficerë e zyrtarë të lartë të policisë ishin komunikimet në telefon. Në dorë të SPAK kanë rënë komunikime që ata kanë pasur në rrjetet “Sky” dhe “ENCroChat’ të cilat u dorëzuan nga autoritetet Franceze. Në këto komunikime ata flasin hapur mes tyre për vrasje, atentate dhe korrupsion

Në heshtje, SPAK në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me 15 të dyshuarit mes tyre një prokuror, një biznesmen dhe zyrtarë policie që çuan në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend në harkun e 3 viteve nga 2019 deri në 2022. Hetimi nisi për 12 vepra penale nga ajo e vrasjes dhe korrupsionit deri tek pastrimi i produkteve të veprës penale dhe falsifikimi.

Në ngjarjet që tashmë kanë një autor është vrasja e Gjin Boriçit ndodhur në gusht të vitit 2020 në Shkodër. Boriçi i njohur edhe më mbiemrin Ndoj kërkohej i vdekur me çdo kusht nga i shumëkërkuari Ervis Martinaj. Nga ana tjetër, një konflikt i hapur ishte mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-specialist në shërbimin e kontrollit të brendshëm në burgje Kleanth Musabelliun. Për këtë arsye biznesmeni kontaktoi Behar Bajrin duke i kërkuar ta eliminonte. Në komunikimet në rrjetin “Encro Chat”, Bajri dhe Martinaj kanë shkëmbyer objektivët e tyre ku Bajri eliminoi Borricin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të vriste Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua.

Në botën e errët të vrasësve me pagesë, Behar Bajri shfaqet profesionit duke mos kursyer as të vetët kur merr pagesën për një vrasje, madje të nesërmen i shkon në varrim viktimës. SPAK ka identifikuar autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë Taulant Pepajt në Shkodër në muajin shkurt 2021 si dhe identifikimin e  autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe një tjetri gjatë vitit 2020.

Në këto komunikime të shkujdesura mes vrasësve, biznesmenit e përfaqësuesve të shtetit, SPAK gjeti mesazhe të prokurorit të Kuksit Xhevair Lita i dyshuar për korrupsion,  ish-drejtorin e policisë operacionale Oltion Bistri i dyshuar për nxjerrje sekreti dhe shpërdorim detyre ku ai informonte Ervis Martinajn se kush e vëzhgonte e nga kush duhej të ruhej. Në skenë del dhe Ardit Hasanbegaj një ish polic i shkarkuar që dyshohet se siguroi kushte për tu mundësuar vrasja që mbeti në tentativë kundër Ibrahim Licit .

Nga 15 persona për të cilët Gjykata e Posaçme nxori urdhër-arreste, policia vuri në pranga vetëm 6 prej tyre dhe 2 të tjerë u arrestuan në flagrancë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambiente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri dhe kamera.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës dhe konkretisht:

8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi , 3 armë gjahu, , 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA