Është arrestuar sot në Himarë një person i shpallur në kërkim për mashtrimin me Call Center.
Në pranga ra Bruni Gjika, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Dream earnings”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Mashtrimi kompjuterik , kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
14 masa sigurie janë ekzekutuar dje për shtetas të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike. “Arrest në burg”, për Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna dhe “Arrest në shtëpi”, për Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu.
Në kërkim janë ende B. Ç., O. C., , A. M., dhe F. B. Operacioni u krye në bashkëpunim me forcat italiane, ku si pasojë janë janë shkaktuar 4 mln e 700 mijë euro dëme ndaj shtetasve italianë.
Top Channel