Dy personave janë përfshirë në një konflikt sot në kryeqytet dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Varri i Bamit, rreth orës 13:30. 30-vjeçari Dritan Kulla ka plagosur 35-vjeçarin Gentjan Nokaj.

Dyshohet se konflikti ka nisur për shkaqe banale, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Nokaj ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

Një tjetër konflikt për motive banale ndodhi një natë më parë në Tushemisht të Pogradecit. Sherri mes dy vëllezërve u përshkallëzua me përdorimin e mjeteve të ftohta. 44-vjeçari me iniciale D. H. plagosi me thikë vëllanë e tij, 50-vjeçarin me iniciale A. H., 50 vjeç, i cili mori mjekim në spitalin e Pogradecit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA