Një 59-vjeçar nga fshati Kabash, Pukë është arrestuar si i dyshuar për kultivimin e 120 bimëve kanabis.
Operacioni policor i koduar “Alpe të pastra”, ka bërë të mundur gjetjen dhe asgjësimin e 11 mijë e 609 bimëve kanabis të mbjella në fshatrat e Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Pukës.
11 mijë e 250 bimë kanabis u gjetën dhe u asgjësuan në fshatrat Pult, Shosh dhe Shalë, 239 bimë kanabis u gjetën në fshatrat Arrë dhe Temal në Vaun e Dejës dhe 120 bimë të tjera në fshatin Kabash në Pukë.
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që dyshohet se kanë kultivuar bimët që janë gjetur në fshatrat e sipërpërmendura.
Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 46 575 fidanë dhe bimë narkotike kanabis, janë vënë në pranga tre autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
Top Channel