San Lorenzo u ndesh me Platensen në takimin e raundit të 1/16-ve në Kupën e Argjentinës.
Koha e rregullt nuk prodhoi asnjë gol. Dhe lojtarët iu drejtuan penalltive për të përcaktuar fituesin dhe skuadrën që do të kualifikohej në raundin tjetër.
I pari për vendasit gjuajti Gonzalo Lujan. Mbrojtësi 22-vjeçar e dërgoi topin jashtë. Jo për faj të tij, por të fushës… Një gropë e madhe ishte krijuar aty ku vendoset topi, ndërkohë që lojtari i shpëtoi mirë edhe dëmtimit të kaviljes. Kjo ndikoi që arbitri kryesor të merrte vendimin për të ndryshuar portën ku do të goditeshin penalltitë e radhës.
Për fatin e mirë të Lujan, kjo “gafë” nuk ndikoi pasi dy lojtarë të Platenses gabuan penalltitë e tyre dhe San Lorenzo festoi kualifikimin. /Supersport
Top Channel