8-vjeçarja britanike gjen dhëmb njeriu në mishin e pulës në ‘fast-food-in’ e njohur (fotot)

28/07/2023 16:47

Tetë-vjecarja skoceze Siena Mochrie, kishte dalë një ditë me nënën e saj kur ndaluan për të ngrënë diçka në një restorant fast-food McDonald në Glasgow, por ajo volli duke nxjerrë gjithçka kishte ngrënë pasi gjeti një dhëmb njeriu në ushqimin e saj.

Mochrie ndaloi me nënën e saj në restorantin ‘fast-food’ kur gjeti copën e padëshiruar në ushqimin e saj, e cila pasi u inspektua dukej si diçka e fortë, e dalë ngjyre në të verdhë.

Nuk dihet me siguri se çfarë ishte objekti por nëna e Siena, Liz Henry, beson se dukej si një dhëmb njerëzor. Zhvillimi i shtohet debateve për pasigurinë e origjinës së produkteve ushqimore të dyqaneve të mëdha ‘fast-food’ pas raportimeve të ngjashme nga disa vende, edhe pse mundësia e përbërësve te tille duket e pakuptueshme.

Liz Henry tha: “Duhet të ishte një ditë e bukur për time bijë – ajo e kishte meriruar një drekë dhe ne zgjodhëm McDonald’s.”

“Më pas ajo dalloi diçka të fortë në gojë, e nxorri jashtë dhe nisi të ndjehej shumë keq. Dukej si një dhëmb njeriu dhe unë besoj se ishte i tillë. Në fillim u duk si një kockë por ishte në fakt shumë më keq”.

“Vajza ime volli kur pa atë që kishte në gojë. Prej atëherë ajo nuk ha më ushqime të tilla, dhe as ato që i ngjasojnë nga pamja”.

43 vjeçarja Liz, thotë se kishte kontaktuar po atë ditë McDonald’s online për t’u ankuar, por pasi nuk mori përgjigje ajo iu drejtua mediave britanike

Një zëdhënës i kompanisë tha më vonë se nuk e kishin marrë ankesën: “Ne i kushtojmë shumë rëndësi sigurisë së ushqimit por nuk e kemi marrë ankesën e klientit për objektin e huaj të gjetur në ushqim. Klientja po kontakton me shërbimet tona të klientit dhe shpresojmë të gjejmë një zgjidhje”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA