Video/ ‘Mjeshtri i Matadorve’ shpohet brutalisht nga demi 600kg pasi e përplas në barriera (fotot)

27/07/2023 15:30

Në pamje shihen moment kur ai që njihej si “Messi i Matadrëve” është goditur brutalisht me bri nga një dem i tërbuar në arenën e dyluftimit në Spanjë.

Pamjet trondite tregojnë bishën që sulet drejt 26 vjeçarit Andrés Roca Rey, para se ta përplasë në barrierat e ta ngrejë në ajër me forcën e kokës së tij.

Matadori i famshëm peruan Roca Rey u dërgua me urgjencë në spital me plagë të shumta pas incidentit të rënd në arenën Santiago de Santander.

Pamjet tregojnë Roca Rey që me copën e tij të kuqe provokon demin gjigant të quajtur Viruta.

Por pasi bën disa hapa drejt bishës me brirë të mëdhenj, kjo e fundit nis të avancoj drejt burrit duke e goditur me bri e gritur në ajër, para se të tjerë të vijnë për ta ndihmuar.

Më pas demi shkon të nj tjetër matador në arenë, ndoshta për t’i dhënë të njëjtin mësim.

Roca Rey kishte pësuar plagë të shumta në fytyrë, në kofsh e gjunjë, që ishin incidenti më i rëndë në karrierën e tij.

Incidenti djeshëm vjen vetëm disa javë pasi ai ishte goditur nga një tjetër dem.

Roca Rey duket se po humbet vetbesimin e tij me bishat e mëdha teksa raportohet se është duke u rekuperuar në shtëpi në Seville, shkruan rrjeti spanjoll Levante.

Ai gjithsesi besohet se po përgatitet të marr pjesë në dyluftimet e demave në Huelva që nisin më 3 gusht.

Roca Rey njihet për plagosjet e tij të famshme  teksa disa herë është goditur dhe ka humbur ndjenjat në arenë, por çuditërisht nuk ka hequr dorë nga pasioni i luftës.

Kritiku i njohur i sportit Antonio Lorca për këtë e vlerson atë si “Messi apo Ronaldo i botës së luftes me demat”.

“Askush nuk është më i famshëm sa ai dhe nuk i mbush dot stadiumet e luftës së demave kur del në përballje”, tha Lorca.

FOTO GALERI
2/7
Matadori i famshëm peruan Roca Rey u dërgua me urgjencë në spital me plagë të shumta pas incidentit të rënd në arenën Santiago de Santander.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA