Përveç pasojave fizike të vapës një kujdes të madh i duhet kushtuar gjatë verës edhe shëndetit mendor.
Në spitalin Psikiatrik të Vlorës në këto ditë të nxehta fluksi i vizitave është rritur.
Mjeku psikiatër Stiliano Lepuri thotë se ka një shtim të rasteve, ndërsa ka dhe mosha të reja që kërkojnë të vizitohen.
“Ne zakonuisht bëjmë krahasim me një vit më përpara dhe duke parë statistikat ka një rritje. Nga pacientët që kanë çrregullime psikotike janë moshat e reja, 20-45 vjeç.”-tha Stiliano Lepuri, mjek psikiatër
Në këtë spital kryhen 25 vizita në ditë që jo të gjitha kërkojnë shtrim por marrin dhe mjekim dhe largohen. Nuk mungojnë as vizitat e të huajve me banim në Vlorë dhe kryesisht italinaë.
“Muajt e fundit shoh që vijnë për të kërkuar shërbime në strukturat tina edhe shtetas të huaj që janë me leje qëndrimi në Shqipëri të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm”– tha Stiliano Lepuri.
Mjeku kërkon kujdes që të sëmurët e kësaj kategorie të mos dalin në diell, të marrim rregullisht medikamentet dhe te mos konsumojnë alkool.
Top Channel