Sefa pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar: Takim imagjinar, çdo demokrat ndihet sot i turpëruar

27/07/2023 22:00

Sekretari ligjor i PD-së, Indrit Sefa e quajti takim imagjinar mbledhjen së Këshillit Kombëtar të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Sefa tha se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë është qesharake.

Ai thekson se çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për keqpërdorjem që Sali Berisha po u bën deputetëve të PD-së për interesat e tij personale.

“Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi perfundon një takim imagjinar. Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqperdorje të rradhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar. I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik. Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Rames”, tha Sefa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA