Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë lëndimin e një 70-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Vlorë-Kuç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:20, në fshatin “Tërbaç”,  ku drejtuesi H. R., me automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Jaguar”  që drejtohej nga J.Dh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz” ,  H. Xh., 70 vjeçe, banuese ne fshatin “Kallarat” ,  e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA