Një automjet tip “Mercedes” ka marrë flakë në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Fratar.

Dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti në sistemin elektrik.

Drejtuesi i mjetit që udhëtonte me familjen ka ndaluar sapo ka pikasur tymin që dilte nga pjesa para automjetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Mallakastrës që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe shpërndarjen e flakëve në zonën përreth.

“Rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Bejar, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA