Carlo Ancelotti është gati të nisë sezonin e fundit si trajner i Real Madrid, pasi italiani do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit në verën e ardhshme.
Carleto dëshiron ta mbyllë me trofe aventurën e dytë me “Los Blancos”, klub të cilit i ka dhuruar dy trofe të Champions League.
Ndërkohë, presidenti Florentino Perez po studion alternativa të ndryshme për zëvendësimin e 64-vjeçarit emilian.
Në “pole” qëndron Xabi Alonso, i cili mori drejtimin e Bayer Leverkusen në tetorin e vitit të kaluar. Dhe ishte shumë afër dërgimit të “Aspirinave” në finalen e Europa League.
41-vjeçarit i përfundon kontrata me klubin gjerman në verën e ardhshme. Xabi, një ndër mesfushorët më të mëdhenj të brezit të artë të Spanjës, e njeh shumë mirë Realin.
Pasi kaloi pesë sezone si futbollist në “Santiago Bernabeu”. Gjatë së cilave fitoi pesë trofe. Ndërkohë që karrierën si trajner e nisi duke drejtuar ekipin e të rinjve të Realit.
Në lidhje me mundësinë e zëvendësimit të Ancelottit në stolin e klubit ikonik, Xabi Alonso u shpreh: Reali? Të shohim… Tani për tani është më e rëndësishme të mendoj për skuadrën. Ndihem mirë te Leverkuseni, si me ekipin ashtu edhe me drejtuesit.
Për mua, e ardhmja nuk është një çështje e rëndësishme për momentin”, deklaroi ish-mesfushori bask. /Supersport
Top Channel