“Nuk ka turp të kërkojë këshilla”, Kroos: Ja pse Guler është ndryshe nga talentët e tjerë

27/07/2023 15:29

Real Madrid nuk u mendua gjatë, por pagoi 20 milionë euro për të transferuar në kryeqytetin spanjoll një nga talentët më premtues të futbollit turk, Arda Guler.

Fantazisti shkëlqeu me fanellën e Fenerbahces në Superligën turke, e po ashtu edhe me kombëtaren duke bërë që madrilenët të lëviznin shpejt dhe të mposhtnin konkurrencën e Barcelonës.

Në ditët e tij të para si madrilen, Guler ka lënë një përshtypje tejet pozitive tek trajneri Carlo Ancelotti, por edhe tek shokët e skuadrës. Së fundmi, është Toni Kroos ai i cili shprehet se e vlerëson shumë Guler për faktin se turku nuk ka turp të pyesë dhe të kërkojë këshilla nga lojtarët më të vjetër të Real Madrid.

“Duhet theksuar se Guler ka një talent të jashtëzakonshëm për moshën që ka, këmba e tij e majtë është shumë elegante. Dhe, keni për ta parë shpejt këtë në ndeshjet që nap resin gjatë sezonit, është shumë i zoti teknikisht dhe ia del më së miri edhe në zonat më të ngushta. Mendoj se është një goditje e zgjuar nga klubi sidomos për të ardhmen.

Mua më pëlqen shumë sepse është nga ata talentë që nuk kanë turp të pyesin dhe të kërkojnë këshilla. Ka shumë 18-vjeçare që nuk e bëjnë diçka të tillë dhe nuk duan t’ia dinë për këshillat. Guler ka mentalitetin e duhur pasi kërkon të mësojë gjithnjë”, u shpreh Kroos./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA