Vrasës, biznesmenë e përfaqësues të shtetit i bëri bashkë jo vetëm etja për hakmarrje e për të eliminuar kundërshtarët, por gjithashtu edhe tundimi për para.
Masat e SPAK të aprovuara në gjykatë radhitin mes të arrestuarve e të tjerëve ende në kërkim prokurorin e Kukësit Xhevair Lita i dyshuar për korrupsion, ish-drejtorin e policisë operacionale Oltion Bistri, i dyshuar për nxjerrje sekreti dhe shpërdorim detyre, Ardit Hasanbegaj, një ish polic i shkarkuar që dyshohet se siguroi kushte për tu mundësuar vrasja që mbeti në tentativë kundër Ibrahim Licit.
Ngjarja për të cilën u dha informacion në kohë rekord lidhen me qytetin e Shkodrës dhe me grupet kriminale në veri të vendit, si dhe me vrasje.
Njerëzit e botës së krimit që dalin nga burgu e hyjnë sërish në dosje janë ata të Behar Bajrit dyshuar se u përfshi në eliminimin e Gjin Boricit, të cilin para gushtit 2020 e ka pasur shok. Në të njëjtën ngjarje konsiderohet i përfshirë edhe Ervis Martinaj, një i kërkuar sakaq për një tjetër fashikull e po aq rrethuar nga misteri.
Martinaj dyshohet gjithashtu se u rekrutua nga biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka për të eleminuar Kleant Musabelliun , i cili në 2017 atë kohë punonjës i burgjeve e kishte plagosur. Bajrat dalin në dosje edhe për ngjarje të tjera sikurse tentativa për të vrarë një emër jo pak të njohur, Genc Tafilin.
Përgjimet dhe rrëfimet në SPAK ekspozojnë bashkëjetesën mes atyre që duhet të ishin përfaqësues të ligjit dhe anti-ligjit të cilët shkëmbenin informacione me njëri tjetrin.
Ka dyshime se nga ana tjetër ata ja dolën mbanë të korruptojnë edhe njërin nga prokurorët që në atë kohë shërbente në qytetin e Shkodrës.
Oltion Bistri u largua nga detyra një javë më parë, ai mbante detyrën e shefit të operacionales dhe mbasi u delegua specialist i hetimit të krimeve në volum dha dorëheqjen nga policia e shtetit.
Top Channel