Turistët gjithnjë e më shumë po vizitojnë Shqipërinë, ku numri më i lartë është gjatë sezonit veror.

Por ajo që vihet re është se të huajt nuk preferojnë vetëm bregdetin, por edhe turizmin malor. Rezervimet janë shtuar këtë vit dhe në të gjitha destinacionet malore gjen turistë të cilët vijnë individualisht por dhe të organizuar në grupe.

“Turizmi malor cdo vit vizitohej nga 1 milionë turistë, të huaj dhe vendas. Keti vit pretendohet që të vizitohet nga 2 milione turistë. Ecja në këmbë nga Thethi në Valbone futet në një nga tre ecjet më të mira që ka Europa dhe frekuentohet jashtëzakonisht shumë. Kemi edhe vende te tjeta si Korabi ose mali i Llogarasë. Shqipëria sic dihet është plot me male dhe kudo ku shkon gjen turistë dhe ne Lure ka shume turistë, cek sidomos. Te gjitha atraksionet turistike qe ka Shqipëria frekuentohen, janë  plot”, shprehet Petrit Picaku, turoperator

Çmimet e ulëta që ka Shqipëria krahasuar dhe me vendet e tjera europiane, i tërheqin turistët për të vizituar vendin tonë.

“Pjesa më e madhe janë nga vendet e Europës sikurse është Gjermania, Suedia, Finlanda, Holanda, ka shume Çekia. Një  trend i ri janë dhe turistet nga Hungaria, po vijnë shume nga vendet e Europës Lindore, sikurse thashë, favorizojnë çmimet e ulëta që ka Shqipëria”, thotë Picaku.

Në këtë verë të nxehtë, me temperatura ekstreme, zgjidhja më e mirë për turistët e huaj por dhe ata vendas, është kalimi i pushimeve disa ditore pranë freskisë së maleve.

“Temperaturat në Theth Valbone janë të volitshme, një nga arsyet pse te huajt shkojnë në male është temperatura, miliona turistë po rendin mbas maleve”, shprehet Picaku.

2023-shi duket si një vit i mbarë për turizmin dhe pritet që të tejkalohet rekordi i vjetshëm, duke arritur në 10 milionë turistë në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA