Mbappe refuzon 700 mln €, arabët bindin një tjetër titullar të PSG-së

27/07/2023 09:35

Kylian Mbappe ka refuzuar të nisë bisedimet me drejtuesit e Al-Hilal, klub që është gati ta kthejë në futbollistin më të shtrenjtë dhe më të paguar në planet.

Pavarësisht problemeve dhe luftës së hapur me PSG-në, sulmuesi 24-vjeçar nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i vërtetë, duke i thënë “jo” propozimit të klubit saudit.

Që kishte gati një ofertë të pabesueshme prej 700 milionë eurosh në sezon për “yllin” francez. Ndërkohë, Al-Hilal ka bindur një tjetër futbollist të skuadrës së Luis Enriques.

Marco Verrattin, i cili është pjesë e kampionëve të Francës prej vitit 2012. 30-vjeçari nga Pescara, për të cilin sezoni i fundit nuk ishte pozitive, pasi ishte ndër më të kontestuarit e tifozëve bashkë me Messin dhe Neymarin, ka pranuar ofertën e sheikëve.

Për Verrattin u fol për një rikthim të mundshëm në Itali, ndërkohë që emri i tij ishte në listën e dëshirave të Liverpoolit dhe Atletico Madrid.

Por, e ardhmja quhet Al-Hilal, që pritet të paguajë rreth 30 mln euro në arkat e PSG-së për të siguruar shërbimet e titullarit të kombëtares italiane. I cili do të firmosë një kontratë faraonike në klubin saudit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA