Pas operacionit të zhvilluar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim më ato italiane, në lidhje me mashtrimet në Call Center, është mbajtur sot një deklaratë për media.
Prokurorja italiane e pranishme në konferencë tha se ky operacion i dha përgjigje krimit të organizuar përmes bashkëpunimit.
Ajo theksoi se mashtruesit ishin profesionistë të lartë dhe gjenin pikat e dobëta të viktimave, kryesisht të moshuarëve italianë për t’i mashtruar dhe për tu vjedhur paratë.
“Unë jam këtu si pasojë e bashkëpunimin me SPAK, për luftën ndaj aktiviteteve të jashtëligjshme në mashtrimin me Call Center. Ky është një shembull për bashkëpunimin në të ardhmen në fushën hetimore. Ndaj krimit të organizuar është e rëndësishme t’i japim një përgjigje përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Si pasojë e këtij bashkëpunimi bërëm kontroll në selinë e këtij call centeri. 60 postacione kompjuteri, një masë e madhe të dhënash që duhen analizuar në hollësi të gjitha njëra pas tjetrës. Rezultati i kësaj punë ishte bashkëpunimi mes institucioneve italiane. Kjo u bë në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Personat të përfshirë në këtë skemë mashtrimi ishin profesionalistë të lartë, aftësi e madhe për të mashtruar viktimat. Organizata fillestare karakterizohej nga role të përcaktuara tepër saktë. Nuk duhet të mendojmë se personat e mashtruar të kenë qenë të moshuara, apo që nuk kuptonin dot. Bëhet fjalë për subjekte që mashtroheshin përmes një teknike të rafinuar. Kjo do të thotë që lufta kundër krimit kibernetik duhet të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë, për të arrirë rezultate. Ndjej nevojën të falënderoj prokuronin Ened Nakuçi dhe gjithë prokurorët e tjerë të SPAK, të cilëve nuk mund tua përmend të gjithëve emrat. Faleminderit për mirëkuptimin edhe palës italiane.”-tha prokurorja italiane.
Top Channel