Liverpool e ka seriozisht për Romeo Lavia.
“Të Kuqtë” janë gati të bëjnë një ofertë të dytë për 19-vjeçarin e Southampton, pasi oferta e parë prej 37 milionë paundë u refuzua nga “Shenjtorët”. Sipas mediave “The Reds” kanë gati një ofertë prej 50 milionë Paundë plus bonuse për talentin, e cila mund të jetë e pranueshme për Southampton.
Lavia u ble sezonin e kaluar nga Manchester City për 14 milionë paundë dhe në total bëri 29 paraqitje për Southampton, por ishte i pamjaftueshëm për t’i mbajtur këta të fundit në Premier League.
Megjithatë pas rënies së klubit në Championship, duket sikur lojtari nuk do të qëndrojë në “Saint Mary Stadium” me Liverpoolin që shpreson të përfitojë nga situata e tij.
Me James Milner, Oxlade Chamberlain dhe Naby Keita të larguar pas përfundimit të kontratave këtë qershor dhe me Jordan Henderson i cili është në negociata me klubin e Arabisë Saudite, Al Ittihad, Liverpool ka nevojë për një mesfushor dhe 19-vjeçari i Southampton duket alternative e duhur.
Nëse marrëveshja arrihet Romeo Lavia do të ishte afrimi i tretë për Liverpool këtë merkato, pas Alexis Macallister dhe Dominic Szoboszlai./Supersport
Top Channel