Lautaro: S’e prisja, Lukaku më zhgënjeu! Veproi njësoj me gjithë shokët

27/07/2023 11:00

Lautaro Martinez ka prekur disa tema të ndryshme gjatë rrëfimit për GDS.

Kapiteni i ri i Interit, është i uritur për sezonin e ri. Argjentinasi dëshiron të fitojë trofe me zikaltrit e Simone Inzaghit.

25-vjeçari nuk harron as “tradhtarin” Romelu Lukaku, duke theksuar se ka mbetur i zhgënjyer nga ish-shoku i skuadrës dhe i repartit të sulmit.

Të mbash shiritin e kapitenit do të thotë të marrësh më shumë përgjegjësi brenda ekipit dhe brenda dhomës së zhveshjes.

Por gjithmonë kështu jam sjellë edhe më parë. Unë kam një objektiv: dua t’u jap një dorë shokëve në nevojë. Dua të jem në lartësinë e kampionëve të mëdhenj që kanë mbajtur shiritin e kapitenit tek Interi. Dhe t’i bëj të gjithë krenarë për mua. Dua të fitoj titullin kampion si kapiten, e kam të fiksuar në kokë këtë qëllim. Unë dhe shokët e mi e kemi dërguar shumë lart Interin. Tani janë rritur pritshmëritë.”/ SuperSport 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA