Gjatë konferencës për mediat të zhvilluar pas operacionit që u krye në bashkëpunim të autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, në lidhje me mashtrimet në Call Center, gazetarja Anila Hoxha, ka pyetur prokurorët se ku pastrohen paratë e përfituara nga ky mashtrim.
Prokurori Ened Nakuçi tha se duke qenë se këto para përfitohen nga shteti Italian, dërgohen në shtete të tjera si Estonia, Letonia e Lituania ku kthehen në kriptovaluta e më pas bëhen të pagjurmueshme.
Nga ana tjetër prokurorja italiane ka bërë me dije se një pjesë e këtyre parave futën në Shqipëri për të paguar stafin që punon ndërsa në lidhje me pjesën tjetër po vijojnë hetimet, për të zbuluar se ku pastrohen.
Cila është skema e pastrimit të parave ku janë pastruar?
“Siç e kam thënë edhe herë të tjera ajo që është specifike, paratë mund të gjurmohen deri në një farë vendi e pastaj kthehen në kriptomonedha. Kryesisht në disa vende Lituani, Letoni, Estoni e më pas bëhen të pagjurmueshme. Është pjesa që nuk bëhet e mundur të përcaktohet pas kthimit të këtyre monedhave në bitcoin. Paratë janë të shtetasve të huaj evropianë. Ka hetime që mundet dhe nuk mundet ti zbulojnë ku janë pastruar, bëhet fjalë për shtete të tjera e jo për Shqipërinë, kanë qenë në Itali e më pas janë transferuar.”- tha Ened Nakuçi.
A e keni gjurmuar skemën që pastrohen paratë?
“Një qytetar shqiptar është i përfshirë në këtë ngjarje hetimet janë akoma në vazhdim. Me siguri, me logjikë një pjesë e parave futen në Shqipëri se këta persona nuk punojnë falas. Ajo që dimë është se hetimet janë akoma në zhvillim, janë hetime shumë të vështira pasi kriptomonedhat përdoren për fshehjen e të ardhurave të jashtëligjshme. Nuk është një fajtor që neglizhohet nga ana jonë, hetimet po vazhdojmë, por në raste të tjera ne kemi prona që dyshojmë se janë përfituar nga kjo veprimtari.”- tha prokurorja italiane.
Top Channel