Konflikt në familje, 44-vjeçari godet me thikë vëllanë në Tushemisht
27/07/2023 22:20
Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin këtë mbrëmje në Tushemisht. Sherri mes tyre u përshkallëzua me përdorimin e mjeteve të ftohta.
44-vjeçari me iniciale D. H. ka plagosur me thikë vëllanë e tij, 50-vjeçarin me iniciale A. H., 50 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Raportohet për një konflikt çasti, por nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.
Top Channel