Këshilli Kombëtar/ Bardhi: Në PD duhet të funksionojë rruga statutore

27/07/2023 20:53

Këshilli Kombëtar i PD-së i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Gardhi mori disa vendime këtë të enjte.

Këshilli vendosi anulimin e zgjedhjeve të datës 29 Korrik 2023 brenda PD-së duke e konsideruar procesin antistatutor e fars dhe kërkoi çregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike.

Ata shprehen se nuk e njohin mbledhjen e 6 qershorit kur u hap gara nga mbështetësit e Bashës në Kryesinë e PD.

Bardhi tha se thirrja e takimit të disa anëtarëve të Këshillit në 23 qershor 2023 shkeli normat e statutit të PD-së.

Bardhi: Këshilli si organi drejtues më i lartë i PD konstatoi se thirrja e takimit të disa anëtarëve të Këshillit në 23 qershor 2023, shkelin normat e statutit të PD. Çdo vendim i këtij takimi, përfshirë ndritën e komisionit zgjedhor apo atij të etikës, është nul. Lista që po zbardhet siç ju e dini do depozitohet në gjykatën e Tiranës. Berisha do ishte shumë i interesuar që Basha të rikthehej në pozicionin që kishte. Berisha pretendon se është zgjedhur kryetar i PD. Në PD do duhet të funksionojë rruga statutore të lihen mënjanë truket hallet personale dhe cilido në një garë sipas statutit është i lirë të marrë pjesë. Vendimi i kryesisë për hapjen e procesit zgjedhor për kryetarin është shfuqizuar sot me votim të shumicës të anëtarëve të Këshillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA